Vetëm nuhatja e çokollatës mund të përmirësojë performancën gjatë

0%

Nëse bëni ushtrime me stomak bosh, ndoshta nuk keni nevojë për një suplement para ushtrimeve. Sipas një studimi të ri nga studiues në Malajzi, vetëm nuhatja e çokollatës, pa e ngrënë atë, mund të ndihmojë në përmirësimin e performancës fizike, ka shkruar The New York Post. Në studim morën pjesë 23 të rinj, të cilët u ndanë në tri grupe.

Njëri grup nuhati çokollatë të zezë me 90 për qind kakao, grupi i dytë çokollatë qumështi me 60 për qind kakao, ndërsa grupi i tretë vetëm ujë. Më pas ata kryen ushtrime për muskujt e këmbëve. Rezultatet treguan se ata që nuhatën çokollatën e zezë arritën të bënin mesatarisht 18 përsëritje më shumë, ndërsa ata që nuhatën çokollatë qumështi bënë rreth 9 përsëritje shtesë.

Pavarësisht kësaj, pjesëmarrësit nuk ndienin se po lodheshin më shumë. Studiuesit zbuluan gjithashtu se aroma e çokollatës së zezë uli ndjesinë e urisë dhe rriti ndjenjën e ngopjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Aroma e çokollatës së zezë e mashtron trurin, duke krijuar paraprakisht ndjesinë e ngopjes, sikur organizmi të kishte konsumuar një ushqim të pasur”, ka shpjeguar autori kryesor i studimit, Mohamed Nashrudin bin Naharudin Sipas tij, çokollata nuk është domosdoshmërisht unike në këtë efekt. “Mendojmë se edhe aroma e ushqimeve të tjera mund të ketë ndikim të ngjashëm.

E rëndësishme është që aroma të jetë e njohur dhe e këndshme për personin, në mënyrë që të ndikojë në oreks dhe performancë”, ka thënë ai. Studiuesit theksojnë se kjo metodë mund të jetë e dobishme për ata që bëjnë ushtrime herët në mëngjes ose gjatë agjërimit me ndërprerje, kur nuk dëshirojnë të hanë para ushtrimeve.

Megjithatë, ata theksojnë se nuhatja e çokollatës nuk zëvendëson një ushqyerje të shëndetshme, por mund të shërbejë si një ndihmë psikologjike për të rritur performancën gjatë ushtrimeve. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com