Një person është arrestuar në fshatin Raçë të Gjakovës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dhe ka kanosur një person, raporton Sinjali. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, rasti është raportuar sot përmes linjës telefonike, pas çka njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit, në lokacion është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm. I dyshuari, mashkull i moshës madhore, është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të të njëjtit kalibër.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
