Sot, përmes linjës telefonike, Policia ka pranuar informacion për një rast kanosjeje dhe të shtënash me armë zjarri në fshatin Raçë, Gjakovë. Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë,dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm.
I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
