Mourinho nis punën si trajner i Realit

0%

Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Real Madridit. “The Special One”, rikthehet kështu pas 13 vitesh ku do të synojë të fitojë më shumë se në ecurinë e parë. Stafi i portugezit do të përbëhet nga Sami Khedira, Joao Tralhao, Pedro Machado, Antonio Días dhe Nuno Santos.

Në këto ditë ai ka filluar tashmë vlerësimin e skuadrës së disponueshme dhe zhvillimin e bisedave kyçe me lojtarët, ku do të ketë 40 ditë kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri. Mourinho, me Realin kishte fituar Kupën e Mbretit, La Ligan dhe Superkupën e Spanjës.

Burimi: Bota Sot