Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet

0%

Pas një përshkallëzimi midis SHBA-së dhe Iranit që kërcënoi të anulonte marrëveshjen e armëpushimit, dy burime izraelite për CNN thonë se administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në luftime për shkak të shqetësimeve për humbjen e kontrollit të konfliktit.

“Netanyahu do të donte vërtet t’u bashkohej sulmeve amerikane”, tha një nga burimet teksa shtoi se SHBA-të nuk duan që Izraeli të përfshihet për momentin. Të enjten, ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ishin gati të rifillonin luftën kundër Iranit edhe një herë, edhe nëse do t’u duhej ta bënin vetë.

“IDF është në gatishmëri të lartë dhe e përgatitur për të rifilluar fushatën, për të rifituar epërsinë ajrore dhe për të kryer një sulm të pavarur izraelit kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet – madje edhe për herë të tr etë”, tha Israel Katz në ceremoninë e diplomimit për pilotët më të rinj të IDF. “Nëse na duhet të kthehemi, do të kthehemi me forcë edhe më të madhe”, shtoi ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, një nga burimet tha se vlerësimi mbizotërues izraelit është se Trump nuk dëshiron një kthim në një luftë në shkallë të plotë dhe se maksimumi që ai mund të jetë i gatshëm të bëjë është të rivendosë bllokadën detare në portet iraniane.

Burimi: Bota Sot