Trajneri i Marokut konteston golin e Francës

0%

Trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi, ka shprehur pakënaqësi të madhe pas eliminimit 2-0 nga Franca në çerekfinalen e Kupës së Botës, duke pretenduar se goli i parë i “Gjelave” duhej të ishte anuluar për shkak të një prekjeje me dorë në ndërtimin e aksionit. Rrugëtimi mbresëlënës i Marokut në Kupën e Botës u ndal në çerekfinale, pas humbjes 2-0 ndaj Francës në Boston.

“Luanët e Atlasit” kishin shpresuar për një tjetër rezultat historik, sidomos pasi portieri Yassine Bounou priti penalltinë e Kylian Mbappes në pjesën e parë. Megjithatë, rezistenca e skuadrës marokene u thye në minutën e 60-të, kur ylli i Real Madridit realizoi golin e avantazhit.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembele shënoi golin e dytë dhe vulosi kualifikimin e Francës në gjysmëfinale. Ouahbi konteston golin e parë Pas ndeshjes, Mohamed Ouahbi kritikoi vendimin e gjyqtarit argjentinas Facundo Tello për ta njohur golin e parë të Francës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas trajnerit maroken, mesfushori Adrien Rabiot e kishte prekur topin me dorë përpara se ai të përfundonte te Mbappe, i cili më pas e dërgoi në rrjetë. “Goli erdhi pas një topi të diskutueshëm. Disa lojtarë tanë u ndalën sepse panë një prekje me dorë”, d eklaroi Ouahbi për “beIN Sports”. “Ishte prekje me dorë.

Nuk e di nëse duhej të akordohej apo jo, por ishte prekje me dorë.” Trajneri la të kuptohej se situata ua prishi përqendrimin lojtarëve të tij në një moment vendimtar të ndeshjes. “Duhet ta pranojmë se luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë” Pavarësisht pakënaqësisë me gjykimin, Ouahbi e pranoi cilësinë e Francës dhe vlerësoi përmirësimin e skuadrës së tij gjatë pjesës së dytë.

“Duhet ta pranojmë se luajtëm kundër një skuadre shumë të mirë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë, ndërsa Bounou bëri një pritje të shkëlqyer te penalltia”, tha trajneri 49-vjeçar. “Në pjesën e dytë mbrojtëm më mirë dhe, mbi të gjitha, ishim më të qetë kur e kishim topin.

Luajtëm dukshëm më mirë.” Ouahbi theksoi se disa prej futbollistëve të tij dukeshin të lodhur në pjesën e parë, por u paraqitën më mirë pas pushimit. “Në pjesën e parë dukej sikur disa lojtarë po përpiqeshin ta merrnin veten fizikisht. Të njëjtët futbollistë e nisën shumë mirë pjesën e dytë”, shtoi ai.

Maroku kërkon ta zgjerojë bazën e lojtarëve Trajneri maroken pranoi se dëmtimet dhe lodhja ndikuan në mundësitë e skuadrës, duke theksuar nevojën për një grup më të gjerë futbollistësh të gatshëm për të konkurruar në nivelin më të lartë. “Fundi ishte i vështirë, por duhet të vazhdojmë të besojmë dhe të punojmë. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë bazat e lojës sonë”, deklaroi Ouahbi.

“Kur kemi dëmtime ose futbollistë që nuk janë plotësisht të freskët, duhet të kemi një numër më të madh lojtarësh në dispozicion.” Ai insistoi se eliminimi nuk do ta ndalë projektin e kombëtares marokene. “Do të vazhdojmë, nuk do të ndalemi këtu. Jemi shumë të zhgënjyer, sepse dëshironim më shumë, por duhet ta pranojmë rezultatin.”

Burimi: Bota Sot