Shpërndaje në: Ushtria izraelite ka thënë se forcat e saj ende veprojnë në Libanin jugor, brenda një zone sigurie që shtrihet rreth 10 km në vend. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se prania e tyre është për shkak të “nevojave operacionale”, në një postim në kanalin e tyre zyrtar në Telegram, dhe se trupat do të vazhdojnë të veprojnë për të “eliminuar kërcënimet”.
Më herët të enjten, media libaneze ka raportuar sulme izraelite në jug të vendit, pavarësisht memorandumit SHBA-Iran që i përjashtonte ato. Marrëveshja SHBA-Iran që është nënshkruar tashmë nga presidentët e të dy vendeve, parasheh armëpushim edhe në Liban. Irani ka paralajmëruar se nëse Izraeli sulmon Libanin, marrëveshja do të prishet.
