Punonjësit e RTK-së paralajmërojnë protestë për të hënën nëse sot

0%

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së (SPERTK) dhe Federata Sindikale e RTK-së ka paralajmëruar protestë për të hënën nëse sot nuk iu dalin pagat. Këto sindikata thanë se ka përfunduar “çdo mundësi për pritje”. “Sot shënohet dita e 10-të pa ekzekutimin e pagave tona të rregullta në transmetuesin publik. Pas takimit urgjent të zhvilluar me U.D.

Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, u kërkua alokimi i menjëhershëm i mjeteve, Sindikatat vendosin këtë ultimatum të prerë: Nëse pagat nuk alokohen në llogaritë e punëtorëve gjatë ditës së sotme, nga dita e hënë do të fillojmë me protesta. Të hënën, më , në ora , ftojmë të gjithë punëtorët pa dallim që të bashkohen në protestë para objektit të RTK-së- TV.

Duhet ta bëjmë të qartë se paga nuk është privilegj, por është një e drejtë elementare dhe ligjore që po u mohohet punëtorëve të RTK-së”. Sindikatat thanë se nuk ka më hapësirë për premtime apo arsyetime burokratike që rrezikojnë mirëqenien e qindra familjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Përveç bllokimit të procesit të punës, SPERTK dhe Federata Sindikale e RTK-së nga e hëna do të kërkojë llogaridhënie të plotë ligjore dhe morale. Këto dy organe të RTK-së po luajnë normalitetin ndonëse situata aspak nuk është normale. Kjo papërgjegjshmëri është duke u përsëritur, ndonëse ligji i obligon edhe Bordin edhe Menaxhementin të sigurojnë funksionim normal të RTK-së.

Bordi dhe Menaxhmenti kanë treguar dështim total, paaftësi operative dhe shkelje të drejtave elementare të punëtorëve. Rikujtojmë se ky nuk është lëshimi i tyre i parë; të njëjtit (Bordi) dhe menaxhmenti, janë përgjegjës që i lanë punëtorët pa paga edhe gjatë muajve të kaluar.

Përsëritja e këtyre krizave tregon qartë se këta zyrtarë janë tërësisht të paaftë për ta ushtruar këtë veprimtari dhe për të udhëhequr transmetuesin publik”. Duke thënë se gjendja ekonomike e kolegëve nuk pret më, sindikatat kanë bërë thirrje që të gjithë punëtorët e RTK-së “të qëndrojnë të bashkuar dhe të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe djersën tonë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com