Arrihet marrëveshja: Karim Adeyemi, lojtari më i ri i Barcelonës

0%

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit gjerman, Karim Adeyemi, raporton eksperti i afatit kalimtar, Fabrizio Romano. Sipas tij, klubet kanë finalizuar një marrëveshje në vlerë prej 22 milionë eurosh plus 7 milionë euro bonuse, të cilat lidhen me sukseset e skuadrës dhe numrin e paraqitjeve të lojtarit.

Reprezentuesi gjerman e kishte bërë të qartë më herët dëshirën e tij për t’u transferuar në ‘Camp Nou’, ndërsa Romano shton se Adeyemi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.

Klubi katalanas kishte parë të refuzohej oferta e parë nga Dortmundi, por më pas është rikthyer me një propozim të përmirësuar që ka bindur gjigantin gjerman. 🚨💣 EXCLUSIVE: Barcelona agree deal to sign Karim Adeyemi, HERE WE GO! 🔵🔴 Deal agreed club to club for €22m plus €7m add-ons based on title winning and also appearances.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Adeyemi only wanted Barça and will sign a five year deal in blaugrana. 💥🇩🇪 pic.twitter.com/7nfy0uSTxU — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 10, 2026 Adeyemi, i cili kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin, pritet të jetë përforcimi i radhës në skuadrën e Hansi Flickut para sezonit të ri.

Transferimi i tij shihet si një lëvizje strategjike për Barcelonën, e cila po kërkon të rrisë alternativat në repartin ofensiv dhe t’i japë më shumë dinamizëm sulmit./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi