Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënesi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë, të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, tha Zahiti.
