Sa herë që përmendet emri Granit Xhaka duket sikur “bombë atomike” për serbët. Media serbe “Kurir” sot merret me Granit Xhakën para ndeshjes me Bosnjën dhe Hercegovinën e cila luhet sonte në orën 21.00. “Xhaka shkaktoi trazira në zhveshtore! Zvicra në ethe para përballjes me Bosnjën.
Një pjesë e këtij presioni mund të jetë edhe brenda zhveshtores së Zvicrës, pasi mediat zvicerane kanë raportuar gjatë kësaj jave se disa lojtarë janë të pakënaqur me kapitenin Granit Xhaka, i cili pas ndeshjes së parë kritikoi ashpër ekipin, përfshirë edhe veten, si në biseda private ashtu edhe publikisht”, k a shkruar media serbe.
“Mesfushori zviceran Remo Freuler nuk i konfirmoi raportimet për përplasje në zhveshtore, por theksoi se mënyra se si dikush shprehet nuk duhet të bëhet temë polemikash gjatë një Kampionati Botëror” , shkruan më tej. “Po, Graniti është një person që shprehet shumë lirshëm dhe ndonjëherë kritikon, por kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme.
Ai është shumë i hapur dhe flet pa hezitim për këto gjëra. Nëse je tepër i ndjeshëm, atëherë ndoshta futbolli nuk është për ty, sepse ne duhet t’i analizojmë këto çështje dhe duhet të jemi kritikë ndaj vetes ”, deklaroi Freuler. Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Bosnjë-Hercegovinës zhvillohet sonte nga ora në Los Angeles.
