Rikthehen për herë të tretë tensionet në sallën e Kuvendit mes opozitës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku nuk munguan as akuzat. Peleshi u detyrua që për herë të tretë ta ndërpresë punimin e seancës dhe këtë herë me një orë. Kjo pasi deputetët demokratë bllokuan sërish foltoren dhe nuk pranuan që të uleshin.
Këto përplasje ndodhën gjatë kohës që ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do fliste për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri për negociatat.
Burimi:
Bota Sot
