Bruno Fernandes thumbon trajnerin për eliminimin

0%

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes, ka fajësuar veten për eliminimin e tyre nga Kupa e Botës, për shkak të një qasje mbrojtëse kundër Spanjës. Një gol i Mikel Merino në kohën shtesë eliminoi luzitanët nga Botërori. Fernandes nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje, duke qenë shpesh i ndrydhur në skemat taktike të lojës portugeze.

Kapiteni i Manchester United shprehu frustrimin e tij me mënyrën se si luajtën në pjesën e dytë. “Në pjesën e parë, ishim superiorë, por në pjesën e dytë bëmë përsëri gabimin duke rënë shumë thellë në zonën tonë dhe duke ia dhënë topin kundërshtarit. Kur kjo ndodh, ne përfundojmë duke vuajtur“, tha Fernandes.

“Spanja e meritoi fitoren, por besoj se nëse do të kishim vazhduar të bënim atë që po bënim në pjesën e parë, do të kishim ikur nga këtu me një rezultat tjetër” , përfundoi mesfushori portugez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot