Një person është arrestuar më në rrugën “Hysen Tërpeza” në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia ka gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike, një armë me gaz dhe para të gatshme. Sipas raportit të Policisë, kontrolli është kryer rreth orës .
Të dyshuarit i janë sekuestruar 249.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë; tri fara të bimës kanabis sativa; një pistoletë me gaz; 200 euro, 250 lekë dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “posedim i substancave narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.
