Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, një prej tyre i mitur, janë raportuar të zhdukur në raste të ndara në Prizren dhe Prishtinë. Sipas raportit policor, më , rreth orës , në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, një grua ka raportuar se djali i saj i mitur kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk kishte informacione për vendndodhjen e tij.
Në konsultim me prokurorin, Policia ka iniciuar rastin “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë. Më , rreth orës , në rrugën “Selman Berisha”, një grua ka njoftuar Policinë se djali i saj kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihej vendndodhja e tij. Edhe ky rast është duke u hetuar nga organet kompetente.
