Pas therjes me thikë të dy personave në Ferizaj, ndalohet një i mitur

0%

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person- i mitur, në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se rasti ka ndodhur sot, më datën , reth ores , në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë.

Therje me thikë në qendër të Ferizajit, lëndohen dy persona – i dyshuari arratiset Tutje në njoftim thuhet se fillimisht, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është lokalizuar nga ana e Policisë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale të lartëcekura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit në këtë rast, do të vazhdoj tutje me procedurat dhe veprimet e nevojshme ligjore.

Burimi: Telegrafi