52 raste të reja të dhunës dhe veprave penale brenda një jave, 44

0%

Gjatë periudhës 3–10 korrik, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës, në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, kanë trajtuar gjithsej 52 raste të reja të kategorive të ndryshme të dhunës dhe veprave penale. Sipas të dhënave të kësaj zyre, numri më i madh i rasteve lidhet me dhunën në familje, me gjithsej 44 raste të evidentuara.

Gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe një rast i dhunimit, një rast i sulmit seksual, një rast i shkeljes së urdhrit mbrojtës, një rast i vrasjes, një rast i kanosjes, dy raste të krimeve të luftës dhe një rast i shkeljes së detyrimeve familjare. Mbrojtësit e viktimave kanë paraqitur në gjykata shtatë kërkesa për urdhër mbrojtjeje dhe 11 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente.

Po ashtu, janë parashtruar dy kërkesa për vazhdimin e urdhrit mbrojtës dhe dy të tjera për ndërprerjen e tij. Nga procedurat e zhvilluara, janë aprovuar nëntë aktvendime, ndërsa dy kërkesa janë refuzuar. Viktimat kanë paraqitur edhe dy kërkesa për kompensim nga Fondi për Kompensimin e Viktimave të Krimit. Gjithashtu, janë regjistruar katër deklarata të pëlqimit për ndihmë dhe katër ankesa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të mbështetjes juridike dhe përfaqësimit institucional, gjatë javës janë zhvilluar 67 seanca gjyqësore, tetë seanca në prokurori dhe janë dhënë 51 këshilla juridike. Po ashtu, janë nxjerrë 10 aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues.

Për mbështetje të mëtejshme sociale, dy raste janë referuar në Qendrat për Punë Sociale, ndërsa është realizuar edhe një përfaqësim i rastit në këto institucione. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com