Sot Policia e Kosovës do të nisë zbatimin e fushatës vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, që u kushtohet diasporës. Ngjarja do të mbahet në ora , në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar.
“Hapja e fushatës do të bëhet nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili do të shpalos detaje për angazhimet policore, masat parandaluese dhe shpërndarjen e broshurave lidhur me fushatën që lidhet kryesisht me sigurinë në trafik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, broshurat që do të shpërndahen përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo pjesëmarrës duhet t’i ketë parasysh me të hyrë në Republikën e Kosovës.
Raporti i plote: Policia e Kosovës, sot në ora , në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, fillon së zbatuari fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, që u kushtohet bashkatdhetarëve tanë.
Hapja e fushatës do të bëhet nga drejtori i Divizionit të Trafikut, i cili do të shpalos detaje për angazhimet policore, masat parandaluese dhe shpërndarjen e broshurave lidhur me fushatën që lidhet kryesisht me sigurinë në trafik.
Broshura (fletë-palosja) përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo pjesëmarrës duhet t’i ketë parasysh me të hyrë në Republikën e Kosovës.
