Një person po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi Policia e Kosovës i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri gjatë një kontrolli në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Enver Topalli”, ku një patrullë e Stacionit Policor në Ferizaj ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini. Gjatë kontrollit, te pasagjeri i automjetit, V.S., 32 vjeç, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari, pas intervistimit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.