Kurti dhe Hamza optimistë para takimit

0%

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para takimit me kryetarin e Partisë Demorkatike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se pret që takimi të jetë konstruktiv. “Presim që ky takim të jetë konstruktiv dhe të konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të.”- tha Kurti para takimit më .

Hamza në anën tjetër ka deklaruar se ftesës së Kurtit iu përgjigj pa paragjykime. “Te unë gjithmonë është konsistenca. Nuk kam vija të kuqe për asnjë parti. Unë jam i gatshëm që flas me çdo lider partie…Nuk jam t’u shku me emra të përveçëm. Nuk po flasim as për pozicione as për emra, por për parime” – ka deklaruar Hamza.

Ky takim është për marrëveshje për konstituimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit. Nga LDK konfirmuan se Kurti e Abdixhiku do të takohen po këtë të premte më në ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, Ardian Gjini kryetar i Aleancës ka thënë se nuk e shohin të arsyeshëm takimin me Kurtin duke theksuar se kjo parti vetëm i ka bërë të ditura kërkesat e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më . Nga , deputetët e rinj kanë afat 30 ditë për të konsituuar Kuvendin e Kosovës.

Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. Aktualisht, Kosova është me ushtrues detyrë të presidentit pasi që presidentes së gjashtë, Vjosa Osmani-Sadriu, i përfundoi mandati më .

Sipas rezultateve të certifikuara 53 deputetë do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje, 22 Partia Demokratike e Kosovës, 18 Lidhja Demokratike e Kosovës, 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 9 Lista Serbe, 1 Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, 2 Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjeptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.

Deputetët e certifikuar nga LVV janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Lalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Muja, Armend Baloku, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.

Prej PDK-së, deputetë të Kuvendit janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Nga radhët e LDK-së, pjesë e Kuvendit janë: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.

Nga AAK (Aleanca), në Kuvend do jenë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Tetuta Haxhiu, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani. Berishës dhe Ramadanit, vendin në Kuvend ia lëshuan Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj.

Nga Lista Serbe, pjesë e Kuvendit do të jenë: Zlatan Elek, Igor Simić, Srdjan Popović, Slavko Simić, Jovana Radosavljević, Ljiljana Stefanović, Milan Joksimović, Branislav Nikolić dhe Tanja Vujović.

KDTP do të jetë në Kuvend me Fikrim Damkën dhe Fatma Taçin, ZSPO me Nenad Rashiq, Koalicioni Vakat me Rasim Demirin, IRDK me Elbert Krasniqin, NDS me Emilja Rexhepin, SDU me Duda Baljen, PSA me Artan Asllanin, PLE me Veton Berishën, JDP me Adem Hoxhën dhe PREBK me Albert Kinollin.

Burimi: Kallxo