Policia e Kosovës do ta nisë sot fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, e cila u kushtohet bashkatdhetarëve që vijnë për pushime në vend. Hapja zyrtare e fushatës do të bëhet në orën në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, ku do të prezantohen masat parandaluese dhe angazhimet e Policisë për rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë aktivitetit do të shpërndahen broshura informuese me këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion, si dhe udhëzime praktike që duhet të merren parasysh gjatë udhëtimit nëpër Kosovë. Sipas Policisë, fletëpalosjet përmbajnë informacione të rëndësishme për rregullat e trafikut dhe për sjelljen e sigurt në komunikacion që nga momenti i hyrjes në Republikën e Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
