Zhduket 32-vjeçari nga Prishtina, familja alarmon Policinë – vuan

0%

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zhdukjen e një 32-vjeçari nga Prishtina, pasi familja raportoi se prej më shumë se një dite nuk ka asnjë kontakt me të, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Mergim Berishën rreth 32 vjeç i cili, sipas familjarëve, është larguar nga shtëpia në rrugën “ Selman Berisha ”, në fshatin Prugovc, më 8 korrik, rreth orës , dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij.

Siç mëson Sinjali, rastin në Polici e ka denoncuar nëna e tij, e cila ka deklaruar se djali i saj posedon telefon celular, por nuk u përgjigjet thirrjeve. Sipas burimeve, familja ka shprehur shqetësim të shtuar edhe për faktin se Mergim Berisha ka probleme shëndetësore, çka e bën edhe më urgjente gjetjen e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti “ Person i zhdukur” , ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore për lokalizimin e 32-vjeçarit. Sinjali fton qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Mergim Berishës, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com