Takimi i ftuar nga Kurti për institucionet e reja, Bytyçi: Pa

0%

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së enjte iu ka dërguar ftesa paprtive politike për një takim në prag të formimit të institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. I pari ishte Bedri Hamza që iu përgjigj pozitivisht këtij takimi, derisa Lumir Abdixhikut iu desh kohë për të dhënë një përgjigje positive, megjithatë me disa kushte.

Ndërsa Ardian Gjini nga AAK-ja ka refuzuar ftesën e Kurtit. Por ҫfarë rezultati mund të sjellë ky takim bdërmjet Kurtit dhe liderëve opozitarë, në situatën në të cilën ndodhet Kosova? Lidhur me këtë ҫështje në një prononcim për ‘Bota sot’ ka folur Prof.dr. Enver Bytyҫi. Ai thekson se Komisioni Qendror i zgjedhjeve më në fund shpalli rezultatet e votimit të 7 qershorit.

Sipas tij, KQZ-ja mund t’I shpallte më herët zgjedhjet, por për shqiptarët koha është pak e vlefshme. “Për mua kishte një lloj vonese, sepse besoj se janë mundësitë që ky komision të bëjë të mundur më shpejt fillimin e krijimit të institucioneve. Por ne shqiptarët, më duket se, më pak të vlefshme kemi kohën. E në fakt koha është ajo që duhet vlerësuar më shumë se çdo gjë tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hajt se kemi kohë! Kjo është metafora që përdorim. Edhe komisionerët zgjedhorë shqiptarë janë” , vlerëson ai. Prof.dr. Enver Bytyҫi Ai thotë se Kurti për herën e tretë me radhë ka ftuar liderët opozitarë në takim, pas dy takimeve të deështuara, nga zgjedhjet e kaluara.

“Një ditë pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, kreu i mazhorancës, Albin Kurti, ka kërkuar që të bisedojë me liderët e partive parlamentare, me qëllim krijimin e institucioneve. Eshtë hera e tretë që liderët politikë të Kosovës bëjnë trajnim për këtë proces. Dy herët e kaluara dështuan me shumë sukses. Herën e parë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, dështuan të krijojnë qeverinë.

Herën e dytë të zgjedhin presidentin. Kësaj here sfida është përsëri zgjedhja e presidentit, sepse kryesia e Kuvendit dhe qeveria mund të zgjidhen vetëm me votat e mazhorancës”, thotë profesor Bytyҫi për ‘Bota sot’. Sipas tij, mungesa e votave për zgjedhjen e presidentit bën që të lindë nevoja për bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës.

“Jo vetëm nevoja, por domozdoshmëria e këtij bashkëpunimi. Pra kreu i shtetit mund të jetë vetëm produkt i një marrëveshjeje. Prandaj dhe Kurti bëri ftesën përkatëse. Por a do t’i përgjigjen pozitivisht liderët e opozitës kësaj ftese? AAK është treguar e gatshme të marrë pjesë në takim me disa kushte, sipas saj. Këto kushte ajo nuk i ka bërë të ditura.

Nëse është fjala për përzgjedhjen e një kandidati jo partiak, ose së paku të pranueshëm për të gjitha palët dhe nëse AAK ka në shënjestër një emër konkret, kjo do të ishte ndihma më e madhe që kjo parti jep, edhe pse e vogël në përfaqësimin e saj në parlament”, thekson ai.

Profesor Bytyҫi thekson se e sheh situatën pak më të ndërlikuar sesa pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar. “Në PDK shoh se klani PRONTO, ose klani manupulues, zhvatës dhe i pangopur, gjithashtu i frikësuar nga reagimi i drejtësisë, është një grupim që nuk pranon asnjë kompromis me Vetëvendosjen dhe Listën Guxo e Alternativën.

Ata kanë vetëm një objeksion dhe një fiksion:- Ta bllokojnë pambarimisht krijimin e institucioneve me shpresën se do të kthehet në Kosovë kreu i këtij klani dhe më pas, sipas tyre, do të ndryshojnë ekulibrin e pushtetit në favor të tyre. Ky klan, e shumta do të donte një president, i cili do të ishte i gatshëm të bllokonte të gjitha nismat ligjore për reformën në drejtësi” , vlerëson ai.

Profesor vlerëson se në Partinë Demokratike të Kosovës ka jo pak deputetë, të cilët e duan stabilitetin institucional të Kosovës dhe këta natyrshëm që përkrahin një marrëveshje të mundshme si dhe bisedimet për këtë me zotin Kurti.

“Nëse PDK do të ishte e gatshme për një marrëveshje, në të cilën të vendosej edhe për reformën zgjedhore, atëherë krijimi i institucioneve do të realizohej lehtësisht, brenda një jave. Por nuk shoh asnjë mundësi të ndodhi kjo, për shkak të asaj që thashë më lart.

Skoret e kësaj partie janë akoma me një fuqi vendimmarrëse, madje imponuese dhe këto nuk kanë asnjë lloj interesi për t’i dhënë Kosovës stabilitet institucional. Ndaj dhe Bedri Hamza ende nuk është prononcuar, nuk ka dhënë akoma një përgjigje për ftesën e zotit Kurti. Nëse i përgjigjet ftesës pozitivisht, atëherë do të duhet të shkojë me propozime konkrete.

Sepse nuk ësht zgjidhje të shkosh në takim dhe t’i thuash kreut të mazhorancës: – Çka po mendon ti? ”, nënvizoi ai. Tutje profesori thotë se, Lidhja Demokratike është gjithashtu e përçarë për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të zgjedhjeve nga ana e krzetarit të saj, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, grupacionet konservatore të kësaj partie kërkojnë ndoshta me të drejtë largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë. “Për pasojë kreu i LDK-së nuk e ka të lehtë të marrë një vendim të saktë e të prerë. Çfarë do të bëjë ai? Ai as vetë nuk e beson se ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të tij për të bërë një marrëveshje me zotin Kurti.

Nëse atij i mungojnë qoftë dhe dy deputetë për këtë, ai nuk ka fuqi të nënshkruajë marrëveshje, sepse nuk mund të garantohen 80 deputetë në sallë për zgjedhjen e presidentit”, vlerëson ai. Profesori thotë se për këto arsye e sheh të vështirë procesin e formimit të institucioneve.

“Deputetët e zgjedhur në një numër të konsiderueshëm janë në parlament për të mbrojtur interesat personale ose klanore dhe jo interesat e Kosovës. Liderët e të dy partive të mëdha janë gjithnjë e m[ shumë liderë të dobët, të cilët nuk kanë fuqi vendimmarrjeje.

Ndërkaq Kurti do të duhet që në fillim të paraqesë propozimet publike për mënyrën se si të përcaktohet emri i kandidatëve dhe për kriteret që duhen zbatuar. Kësisoj ai bëhet i besueshëm pë publikun dhe i pakontestueshëm nga ana e opozitës”, thotë ai.

Burimi: Bota Sot