Mot i qëndrueshëm në Shqipëri, temperatura deri në 36 gradë Celsius

0%

Temperaturat në Shqipëri do të ndikohen nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Burimi: Telegrafi