Aksidenti i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, dy të plagosur

0%

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Poçem. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete tip “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dy persona.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor, ndërsa një autoambulancë ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot