Haaland i shton presion Anglisë: Ata janë favoritët e qartë

0%

Erling Haaland ka vendosur presionin mbi Anglinë para përballjes së madhe mes Norvegjisë dhe “Tre Luanëve” në çerekfinalen e Kupës së Botës, duke e cilësuar kundërshtarin si favorit të qartë të ndeshjes.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Norvegjisë në këtë Botëror, duke shënuar shtatë gola në katër paraqitje dhe duke ndihmuar kombëtaren e tij të arrijë fazën çerekfinale për herë të parë pas 28 vitesh. Në fazën e 1/8-ës, Haaland realizoi dy gola në fitoren ndaj Brazilit, duke e dërguar Norvegjinë në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.

“Është një ndeshje speciale. Për mua është edhe më e veçantë, sepse luaj në Angli dhe kam lindur në Angli. Gjithashtu do të luaj kundër shokëve të skuadrës. Do të jetë një ndeshje interesante dhe e bukur ”, deklaroi Haaland. Pavarësisht suksesit të Norvegjisë, sulmuesi 25-vjeçar beson se presioni më i madh është mbi Anglinë, e cila para turneut ishte ndër favoritët kryesorë për trofeun.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mendoj se ka disa favoritë të qartë dhe Anglia është një prej tyre. Mendoj se duhet të vendosni të gjithë presionin mbi anglezët ”, tha Haaland. Norvegjia ka befasuar në këtë Botëror, ndërsa Haaland pranoi se edhe për të ishte e papritur që skuadra të arrinte deri në këtë fazë të garës. “Nuk e prisja, të jem i sinqertë.

Të jesh në çerekfinale të Kupës së Botës me Norvegjinë është diçka shumë speciale. Të mposhtësh Brazilin dhe më pas të luash ndaj Anglisë në një Botëror është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai. Përveç paraqitjeve në fushë, Haaland ka fituar edhe shumë vëmendje në SHBA për shkak të personalitetit të tij jashtë saj.

S ulmuesi norvegjez është bërë një nga figurat më të pëlqyera të këtij Botërori edhe për publikun amerikan.

Burimi: Bota Sot