Shkëndija fiton thellë në ndeshjen e parë

0%

Shpërndaje në: Shkëndija e Tetovës ka fituar thellë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Të enjten mbrëma në “Victoria Stadium” në Gjibraltar, Shkëndija e mposhti Europan 5:0. Fahd Ndzengue shënoi në pjesën e parë, ndërsa Fabrice Tamba me dy gola, Almir Kryeziu dhe Besart Ibraimi, realizuan për fitoren e thellë në pjesën e dytë.

Shkëndija është pranë kualifikimit në raundin e dytë, ku do të përballet me Bravon sllovene.

Burimi: Koha