Jarell Quansah nuk do të mund të luajë për Anglinë në çerekfinalen e Kupës së Botës kundër Norvegjisë, pasi është dënuar me dy ndeshje pezullim. Mbrojtësi anglez u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Meksikës, pasi pas rishikimit të VAR-it u vlerësua se kishte bërë ndërhyrje të rrezikshme me taka lart.
Fillimisht Anglia po shqyrtonte mundësinë e një ankese, sidomos pas vendimit të FIFA-s për t’ia hequr një ndeshje pezullimi sulmuesit amerikan Folarin Balogun në një rast tjetër të këtij Botërori. Megjithatë, dënimi për Quansahun mbetet në fuqi dhe ai do të mungojë në ndeshjen çerekfinale ndaj Norvegjisë, si dhe në një gjysmëfinale të mundshme nëse Anglia kalon tutje.
Mbrojtësi do të mund të rikthehet vetëm nëse ekipi i trajnerit Thomas Tuchel arrin deri në finalen e Botërorit. Mungesa e Quansah është një shqetësim i madh për Anglinë, e cila tashmë po përballet edhe me probleme të tjera në repartin defensiv për shkak të lëndimeve.
