Shpërndaje në: Nuk është lojë në fushë dhe as turne i organizuar nga FIFA, por ka të bëj me Regjistrin Civil. Nëse do të kishte Kupë të Botës për emrat të cilat u vihen fëmijëve të posalindur, të paktën në Kili, Botërori do të fitohej nga Lionel Messi i Argjentinës.
Më shumë se 10 mijë fëmijë u lindën në Kili prej janarit të vitit 2025, ndërsa 4085 fëmijë mbajnë emrin e superyllit argjentinas. Messi ka shkëlqyer deri tani në Kupën e Botës 2026, me tetë gola të realizuar. Vendin e dytë e mbajnë fëmijët me emrin e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo. Emri i Ronaldos u zgjodh 2208 herë.
