Dy sondazhe të reja të publikuara në Francë e rendisin lideren e partisë së ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN), Marine Le Pen, si kandidaten favorite për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2027, pavarësisht dënimit të saj në apel për keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Europian.
Sondazhet, të realizuara nga Ifop për LCI dhe Le Figaro, si dhe nga Toluna Harris Interactive për M6 dhe RTL, tregojnë se Le Pen do të kryesonte raundin e parë të zgjedhjeve dhe do të dilte fituese edhe në balotazhin e planifikuar për më .
Megjithatë, institucionet që realizuan anketimet theksojnë se rezultatet pasqyrojnë vetëm qëndrimin aktual të elektoratit dhe nuk përbëjnë një parashikim të rezultatit përfundimtar, pasi deri në raundin e parë të zgjedhjeve, më , situata politike mund të ndryshojë ndjeshëm.
Le Pen forcon avantazhin Sondazhi i institutit Ifop e nxjerr Marine Le Pen me 36% të votave në raundin e parë, një rritje krahasuar me 32–34% që regjistronte në muajt e mëparshëm. Ndërkohë, asnjë prej rivalëve të saj nuk arrin të kalojë pragun e 19%.
Edhe sondazhi i dytë paraqet një tablo të ngjashme, duke e renditur Le Pen në vendin e parë dhe me një diferencë të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë. Anketimet u zhvilluan pasi Gjykata e Apelit konfirmoi fajësinë e Le Pen për keqpërdorim të fondeve europiane, por njëkohësisht uli afatin e ndalimit të saj për të kandiduar në zgjedhje.
Pas këtij vendimi, liderja 57-vjeçare e Tubimit Kombëtar konfirmoi se do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Kush mund ta sfidojë? Sipas sondazheve, Marine Le Pen do të fitonte edhe raundin e dytë të zgjedhjeve, pavarësisht se cili do të ishte kundërshtari i saj.
Rezultatin më konkurrues ndaj saj e regjistron ish-kryeministri francez Édouard Philippe, i cili shihet si rivali më i fortë në balotazh. Ndërkohë, Le Pen parashikohet të ketë një epërsi edhe më të madhe nëse përballet me ish-kryeministrin Gabriel Attal ose me liderin e së majtës Jean-Luc Mélenchon.
Nëse ky trend do të konfirmohet edhe në muajt e ardhshëm, Marine Le Pen do të hynte në garën presidenciale si favoritja kryesore për të marrë drejtimin e Francës pas përfundimit të mandatit të presidentit Emmanuel Macron. /Panorama
