Nicole Scherzinger feston 48-vjetorin në Hawaii, mahnit me paraqitjen

0%

Këngëtarja dhe ish-anëtarja e grupit The Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger, ka festuar ditëlindjen e saj të 48-të në Hawaii, në shoqërinë e familjarëve dhe njerëzve të afërt. Artistja ndau në rrjetet sociale disa fotografi nga pushimet, ku shfaqej e veshur me bikini të bardhë, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me formën e saj fizike.

Ajo u fotografua duke shijuar plazhin, detin dhe atmosferën tropikale të ishujve havaianë. Pamjet u pritën me mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e uruan për ditëlindjen dhe vlerësuan pamjen e saj rinore dhe stilin e jetesës.

Nicole Scherzinger Nicole Scherzinger ka qenë prej vitesh një nga figurat më të njohura të muzikës pop dhe televizionit, ndërsa vazhdon të mbetet aktive në projekte artistike dhe në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e saj personale dhe profesionale. Nicole Scherzinger Nicole Scherzinger

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot