Abdixhiku: Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

0%

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, e mbajtur sot më . Ai tha se ka pranuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Abdixhiku tha se kohën e takimit do të aranzhojnë ekipet e dy kryetarëve dhe do të provojë të takohet edhe me liderët e partive të tjera politike.

Kryetari i LDK-së tha se dërgimi i letrës nga ana e Kurtit është komunikimi i tyre i parë që pas përfundimit të zgjedhjeve të 7 qershorit. “Sot kam marrë një letër-ftesë për takim me Kurtin në formatin 1+1. Do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Le të jetë një takim i parë.

Kohën e takimit do ta aranzhojnë ekipet tona e do të provoj të takohem edhe me liderët e partive të tjera politike. Ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri më tani që nga përfundimi i zgjedhjeve. Nuk ka pasur komunikime paraprake. Ne do të flasim për parime. Parimet e LDK-së janë publike. Por duhet parë dhe dëgjuar edhe palët e tjera”- tha Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Para se të certifikohet rezultati zgjedhor, kryeministri në detyrë Albin Kurti në vazhdimësi ishte përgjigjur se do të presin së pari certifikimin e pastaj do të diskutojnë për çështjen e presidentit.

Burimi: Kallxo