Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores turke Ece Irtem

0%

Aktorja turke Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “Kizilcik Serbeti”, ndërroi jetë disa javë më parë në moshën 35-vjeçare. Fillimisht u raportua se ajo kishte vdekur nga një sulm në zemër, ndërsa më pas u ngritën dyshime se mund të kishte lidhje me një kafshim majmuni gjatë një udhëtimi në Tajlandë.

Pas kërkesës për hetime të mëtejshme dhe një autopsie të re, Instituti i Mjekësisë Ligjore në Turqi ka përcaktuar shkakun e vdekjes. Ece Irtem Sipas raportit, Ece ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga alkooli etilik. Në analizat mjeko-ligjore u gjet një nivel i lartë i alkoolit në gjakun e saj, rreth 395 mg/dl, dhe u konkludua se vdekja kishte ardhur si pasojë e helmimit nga etanoli.

Më herët, familja e saj kishte ngritur dyshime për një lidhje të mundshme me një kafshim majmuni gjatë pushimeve në Tajlandë, pasi në krahun e aktores ishin vërejtur disa shenja. Avokati i saj kishte kërkuar që edhe kjo mundësi të shqyrtohej gjatë autopsisë, për shkak të rrezikut të komplikimeve si infeksionet e rënda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ece Irtem Në deklaratën e saj, nëna e aktores kishte treguar se natën para vdekjes kishin qenë në një festë ditëlindjeje dhe më pas ishin kthyer në shtëpi. Deklaroi se vajza e saj kishte konsumuar shumë alkool dhe përdorte edhe medikamente të forta kundër depresionit. Ajo e kishte gjetur të bijën pa shenja jete mëngjesin e ardhshëm.

Burimi: Telegrafi