Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shëngjinit, siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, ndërsa i plagosur ka mbetur Renato Leka. “Rreth orës , jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve” , njofton policia
