Ardian Gjini: Aleanca nuk e sheh të arsyeshëm takimin me Kurtin

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka njoftuar se nuk e shohin të arsyeshëm takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti u ka dërguar ftesë për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Në përgjigjen e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.

Gjini kishte bërë të ditur se Aleanca kërkon që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin strategjik të gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr dhe të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, me qëllim që, sipas tij, të lehtësohet funksionimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjini ka kërkuar gjithashtu lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, si dhe buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën. Ai ka thënë se për Prishtinën duhet të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë, duke vlerësuar se kryeqyteti po bëhet “i pajetueshëm”.

Burimi: Kallxo