Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave

0%

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë të ditur se Gjermania ka arritur marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për blerjen e raketave lundruese “Tomahawk” dhe vendosjen e tyre në territorin gjerman. Merz ua konfirmoi këtë parlamentarëve në Bundestag, duke thënë se marrëveshja u arrit gjatë takimeve me zyrtarët amerikanë në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara.

Ai e vlerësoi takimin si një zhvillim që “i tejkaloi” pritjet e tij, raportoi Reuters. “Kështu, po mbyllim një boshllëk strategjik kritik në mbrojtjen tonë, ndërsa në të njëjtën kohë po punojmë për zhvillimin e sistemeve tona evropiane dhe vendosjen e tyre në Evropë”, tha Mertz.

Vendimi për vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani ishte vënë më herët në pikëpyetje, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi në muajin maj për reduktimin e pranisë ushtarake amerikane në këtë shtet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com