Vendosen kamera të sigurisë në fshatin Cërnicë të Gjilanit

0%

Në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit është realizuar projekti për vendosjen e kamerave të sigurisë, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprave penale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, projekti është realizuar nga Komiteti Lokal për Siguri Publike në Cërnicë, në bashkëpunim me Koordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim në DRP Gjilan, Njësinë e Policisë në Komunitet dhe Sektor, si dhe Stacionin Policor në Gjilan.

Ky projekt është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ndërsa është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, e cila ka siguruar furnizimin me energji elektrike për funksionimin e sistemit të kamerave. Qëllimi i vendosjes së kamerave është rritja e nivelit të sigurisë, mbrojtja e pronës dhe krijimi i një ambienti më të sigurt për të gjithë banorët e fshatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia bën të ditur se projekti është mirëpritur nga komuniteti lokal, i cili e ka vlerësuar si një investim të rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Institucionet e përfshira kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në projekte të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Burimi: sinjali.com