Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me liderët e partive politike, duke thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në diskutime për krijimin e institucioneve të vendit.
Pas mbledhjes së PDK-së, Hamza tha se situata aktuale kërkon përgjegjësi politike, pasi sipas tij Kosova po përballet me vakum institucional dhe mungesa e stabilitetit po e dëmton vendin. “Po flasim për krijimin e institucioneve të vendit. Kosova po përballet me vakum institucional dhe kjo mungesë e stabilitetit është duke e dëmtuar vendin.
Prandaj, duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj se secili prej nesh duhet të sillet në atë mënyrë. Ftesa duhet të dërgohet ashtu siç e kërkon rendi, nga kryetari që ka më së shumti ulëse në Kuvend. Ftesa për takim është për sot në orën . Unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme. Nuk jam kundër takimeve.
Para se të flasim për pozita, janë më të rëndësishme prioritetet dhe adresimi i sfidave që i ka Kosova. Nëse nuk dakordohemi për këto, unë ia ktheva shkresën që PDK-ja të takohet në orën nesër”, tha Hamza.
