Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbledhur të enjten () Kryesinë e partisë për të diskutuar rreth ftesës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ua ka bërë liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për takim. Para nisjes së mbledhjes, deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, tha se formimi i institucioneve nuk mund të bëhet pa dialog politik dhe kompromis.
“Po shihet themelimi i krejt institucioneve. Ne kemi thënë prej fillimit që pa dialog politik, pa kompromis, që janë dy fjalë kyçe të politikës, nuk mund të ketë formim të institucioneve dhe për atë jemi në kryesi, me formësu një mendim të ri pas ftesës së zotit Kurti dhe presim që kësaj here dialogu me qenë i vërtetë”- deklaroi Gruda para gazetarëve.
Ai tha se fakti që ftesa është bërë para konstituimit të Kuvendit tregon se diskutimet duhet të përfshijnë të gjithë procesin e formimit të institucioneve. Sipas Grudës, asnjë parti nuk ka siguruar mbështetjen e nevojshme për t’i formuar si e vetme institucionet, prandaj rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet nga të gjitha subjektet politike.
“Vetëvendosje ka pretenduar që ka me i themelu krejt institucionet me 50% dhe ka kërkuar më shumë se aq. Votuesit i kanë dhënë edhe më pak se 50%. LVV-ja sot është në 47% ”- tha tutje Gruda. Ai shtoi se tashmë janë të qarta përqindjet dhe numri i votave të nevojshme edhe për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se është koha që procesit të formimit të institucioneve t’i jepet rrugë.
I pyetur nëse PDK-ja ka një emër për president, Gruda nuk u përgjigj. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstiuimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Para se të certifikohet rezultati zgjedhor, kryeministri në detyrë Albin Kurti në vazhdimësi ishte përgjigjur se do të presin së pari certifikimin e pastaj do të diskutojnë për çështjen e Presidentit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më . Prej datës , deputetët e rinj kanë afat 30 ditë për të konsituuar Kuvendin e Kosovës.
Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. Aktualisht, Kosova është me ushtrues detyrë të presidentit pasi që presidentes së gjashtë, Vjosa Osmani-Sadriu, i përfundoi mandati më .
Sipas rezultateve të certifikuara 53 deputetë do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje, 22 Partia Demokratike e Kosovës, 18 Lidhja Demokratike e Kosovës, 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 9 Lista Serbe, 1 Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, 2 Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjeptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.
