Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

0%

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën e caktuar të shpërndarjes. Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë vreshtarët që figurojnë në listën përfituese mund ta marrin preparatin tek subjekti i autorizuar “Agronomi” në Bërnjakë.

Autoritetet komunale nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me sasinë e preparatit apo kohëzgjatjen e shpërndarjes, por kanë bërë të ditur se procesi është duke u zhvilluar sipas listës së përfituesve të miratuar paraprakisht. Lista e përfituesve . / Telegrafi

Burimi: Telegrafi