Shoferja në Zagreb e parkoi dhe nuk e tërhoqi frenin e dorës, vetura

0%

Një shofere në Zagreb të Kroacisë e parkoi veturën dhe nuk e tërhoqi frenin e dorës. Si pasojë e kësaj, vetura e saj e tipit “Audi” u përplas në një shtëpi, raporton media kroate “Jutarnji.hr” . Në rrjetin social Reddit u shfaq një postim me titullin “Freni i dorës është pajisje shtesë”.

Në videon e regjistruar më , në orën , kamerat e sigurisë kanë kapur një grua e cila parkoi një Audi, por harroi ta tërhiqte frenin e dorës. Foto: Jutarnji.hr Në pamje shihet se si gruaja del nga vetura dhe nuk kthen fare kokën pas, pra nuk e vëren se vetura kishte filluar të lëvizte. Vetura e tipit “Audi” lëvizi ngadalë drejt rrugës dhe për fat nuk pati përplasje me automjete të tjera.

Pasi kaloi rrugën, vetura u përplas në një shtëpi, gjë që shënoi edhe fundin e udhëtimit të tij të shkurtër dhe “pa pilot”. Videoja, siç ka treguar autori i fotografive, është realizuar në zonën e Zagrebit, në lagjen “Lučko”. Në komentet poshtë postimit menjëherë u drejtuan kritika ndaj shoferes së pakujdesshme. Videon mund ta shikoni KËTU . Përgatiti: Fortesa Halili

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo