Arrestohet një 38-vjeçar në Himarë, u kap me armë, granatë dhe jelekë

0%

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar nga Vlora, gjatë një operacioni të koduar “Siguria 2”, të zhvilluar në kuadër të kontrolleve të shtuara për goditjen e veprimtarive kriminale. Shtetasi me inicialet E. H., me precedentë penalë për krime kundër personit, u ndalua te zona e njohur si “Kthesa e Pilurit”, ndërsa qarkullonte me automjet.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një pistoletë me krehër të mbushur me fishekë dhe një granatë. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 38-vjeçarit në Vlorë, ku u sekuestruan një tjetër pistoletë, krehra, municion luftarak, dy jelekë antiplumb dhe dy jelekë multifunksionalë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit, granata, municioni, katër jelekët, automjeti dhe dy telefona celularë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com