Në kuadër të Festivalit të Avignonit në Francë, më , do të prezantohet përmbledhja në gjuhën angleze “EIGHT PLAYS. Drama of Smaller European Languages”, botim që sjell tetë vepra dramatike nga gjuhët më të vogla evropiane.
Përmbledhja është realizuar në kuadër të projektit “DoSEL – Drama e Gjuhëve më të Vogla Evropiane”, i cili ka për qëllim rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të dramaturgjisë së shkruar në gjuhë më pak të përfaqësuara në skenën evropiane.
Teatri Kombëtar i Kosovës, si partner i projektit “DoSEL”, përfaqësohet në këtë botim me dramën “Aventurat e familjes Bosch në Unmikistan” të autorit Jeton Neziraj. Kjo dramë është fituese e çmimit kombëtar “Katerina Josipi 2024” dhe është përkthyer nga shqipja në anglisht nga Alexandra Channer.
Sipas njoftimit, botimi është rezultat i bashkëpunimit mes tetë institucioneve kulturore evropiane dhe synon të krijojë mundësi të reja për lexim, përkthim, produksion dhe prezantim skenik të dramave në mbarë Evropën.
Në këtë projekt, Teatri Kombëtar i Kosovës është partner me disa institucione teatrore evropiane, përfshirë Prešernovo Gledališče Kranj, Teatro Arriaga Antzokia, Sala Beckett / Obrador Internacional de Dramatúrgia, Teatru Malta, Hrvatsko Narodno Kazalište u Zagrebu, Eesti Teatri Agentuur, Народен театър “Иван Вазов” dhe Teden Slovenske Drame.
