Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi para mbledhjes së kryesisë ka bërë të ditur se nuk ka nënshkruar iniciativën për largimin e kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku. Ajo bëri të ditur se do të flitet për rezultatin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve, por nuk e lë anash edhe diskutimin e kësaj çështje në të ndryshme. “Nuk e kam nënshkruar.
Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët të LDK dhe besoj që nuk është e mjaftueshme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së. Ne kemi rëndin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultati të zgjedhjeve gjithsesi edhe për çështje të cilat lidhen në formimin e institucioneve, si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partin.
Në rend dite nuk kemi pika e fundit e rendit të ditës është te ndryshme dhe besoj që aty do ta diskutojmë” , tha ajo.
