Volejbollistja e talentuar nga Kosova, Megi Bislimi, e cila sapo ka mbushur 18 vjeç, po vazhdon të dëshmojë talentin dhe cilësinë e saj në arenën ndërkombëtare. Bislimi aktualisht është pjesë e klubit të njohur turk Eczacıbaşı, që garon në Ligën e Parë të Turqisë. Ditët e fundit ajo mori pjesë me akademinë e klubit në një turne në Kinë, ku me paraqitjet e saj la përshtypje të mëdha.
Për suksesin e saj ka reaguar edhe ish-reprezentuesja e Kosovës, Mimoza Shkodra, e cila nuk e fshehu krenarinë: “Kjo çikë, e dyta në botë në ISF… Krenarë pafund për Megin dhe ekipin e saj… ”.
