Për dhjetë ditë me radhë, nga 10 deri më , do të organizohet edicioni i katërt i festës së librit, “BookFest”. Organizuar nga Libraria “Dukagjini” në bashkëpunim me Qendrën Tregtare “Albi Mall”, ky festival i librit do të mbahet në katin e tretë të kësaj qendre në Prishtinë.
Organizatorët kanë njoftuar se edicioni i sivjetmë i “BookFest”-it vjen me shumë aktivitete e befasi për lexuesit e pasionuar.
“Për dhjetë ditë me radhë, libraria do të zhvendoset në katin e tretë të ‘Albi Mall’, ku vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në një program të pasur me aktivitete kulturore, oferta dhe zbritje për libra për fëmijë dhe të rritur, si dhe shumë surpriza të tjera për të gjithë dashamirët e leximit”- ka njoftuar Libraria “Dukagjini”.
Gjatë këtij edicioni, sipas Librarisë ‘Dukagjini”, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritje speciale që arrijnë deri në 50%. Gjithashtu, sipas “Dukagjinit”, vizitorët do të bëhen pjesë e aktiviteteve interaktive si “Jump and Grab a Book”, ku pjesëmarrësit do të provojnë kërcimin e tyre për të fituar shpërblime unike, si dhe Lucky Bookmark.
E pas çdo blerjeje do të kenë mundësinë të gjejnë ndarës të veçantë faqesh me shpërblime surprizë. Sipas njoftimit, programi përfshin edhe aktivitete kreative dhe argëtuese për fëmijë, duke e bërë “BookFest” një destinacion të përshtatshëm për të gjithë familjen.
