Vllaznia do të luaj këtë të enjte takimin e parë kualifikues në kompeticionin Konferencë League, teksa do të pres në “Loro Boriçi”, Malishevën, një ndeshje që do të vijë për shikuesit. Trajneri i shkodranëve, Edi Martini në konferencën përshtyp ka treguar atmosferën dhe ambicjet e kuqebluve.
“Lojtarët që janë në dispozicion, janë të gjithë në kondicionin e duhur fizik, pavarësisht se ka dhe nga ata që kanë mbërritur me vonesë. Gjithsesi, janë mirë. Normalisht nuk janë të gjithë në 100% e tyre, por gjithmonë kjo fazë është pak problematike”. “Këta lojtarë që janë aktualisht janë në gjendje për ta përballuar këtë ndeshje.
Do jetë një sfidë e fortë, e luftuar dhe do e kërkojmë me ngulm kualifikimin”. Malisheva drejtohet nga Tomas Brdariç, një trajner që e njeh mjaft mirë skuadrën kuqeblu. “Brdariç e njeh mjaft mirë ambjentin, njeh shumicën e lojtarëve tanë. Ndoshta është favor, dhe është favor për të, por gjithsesi kemi edhe lojtarë të rinj që kemi marrë. Ne do të bëjmë të pamundurën tonë”.
Për largimin e Kallakut – “Vllaznia e ka mirëpritur, e ka dashur, edhe ai ka dhënë maksimumin e tij. Por vjen një moment që me zor nuk mund të mbash askënd”. Vllaznia-Malisheva do të luhet në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora .
