KRU “Prishtina”: Ndërprerja e papritur e energjisë në ITU Shkabaj

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e paplanifikuar e energjisë elektrike në Impiantin e Trajtimit të Ujit (ITU) në Shkabaj pritet të shkaktojë probleme në furnizimin me ujë për një pjesë të konsumatorëve. Sipas njoftimit të kompanisë, energjia elektrike është ndërprerë sot rreth orës , pa ndonjë paralajmërim paraprak nga KEDS.

Si pasojë, pritet të ketë ndikime në furnizimin me ujë për konsumatorët në Komunën e Fushë Kosovës dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se, bazuar në informacionet e marra, rikthimi i energjisë elektrike pritet të bëhet rreth orës . Kompania thekson se ndërprerjet disaorëshe të energjisë elektrike ndikojnë në funksionimin e sistemit të ujësjellësit.

“Mungesa e energjisë elektrike për disa orë e destabilizon furnizimin me ujë dhe shkakton vështirësi në sistem”, thuhet në njoftim. KRU “Prishtina” ka shprehur shqetësim edhe për faktin se ndërprerja e energjisë, sipas saj, është bërë pa asnjë njoftim paraprak nga ana e KEDS-it. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi