Zyra e BE-së në Kosovë: Rusia pretendon se mbështet partnerët, por

0%

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë përmes një shkrimi në rrjete sociale ka reaguar ndaj qasjes së Rusisë. Sipas saj, ky vend prej kohësh po përpiqet që ta paraqesë veten si partner i besueshëm dhe burim stabiliteti, por veprimet e saj thonë ndryshe.

“Ndërsa presioni rritet, dallimi mes premtimeve dhe veprimeve të saj po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u injoruar.”- thuhet në shkrimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. Kjo zyrë ka thënë se për shumë qeveri, çështja është nëse partneriteti me Rusinë mbetet ende zgjedhje strategjike e qëndrueshme për të ardhmen.

“Një marrëdhënie e ndërtuar mbi paqëndrueshmëri, zotime të shkelura dhe ndikim në rënie po duket gjithnjë e më pak si një aset strategjik dhe gjithnjë e më shumë si një barrë strategjike.”- shkruan në këtë postim. Në këtë postim të zyrës së BE-së janë bashkëngjitur edhe disa fotografi me mbishkrime domethënëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Rusia ende sillet si fuqi e madhe, por çarjet po duken”- shkruan në njërën nga to. Në një tjetër shkruan: “[Rusia] Premton stabilitet por eksporton të kundërtën”. Në fotografinë ku shfaqet një tanke si ilustrim shkruan: “Shet siguri por zhduket kur ka rëndësi”. E në një tjetër thuhet: “Pretendon të mbështesë partnerët por shpenzon miliarda në një luftë që nuk mund ta fitojë”.

Në fotografinë me flamurin e Bashkimit Evropian shkruan: “E ardhmja ndërtohet në besim, jo me premtime të thyera”. Lufta në Ukrainë ka filluar më , kur Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës .

Ky veprim pasoi një periudhë tensionesh të intensifikuara mes dy vendeve, duke përfshirë mbledhjen e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas dhe kërkesat e Rusisë për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Pushtimi erdhi pas një periudhe të gjatë të konfliktit të ngrirë në lindje të Ukrainës, ku forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe Ushtria ukrainase kishin luftuar që nga viti 2014.

Në vitin 2014, pas rënies së regjimit të presidentit pro-rus Viktor Yanukovych, Rusia aneksoi Krimenë dhe shpërthimi i luftës në rajonet e Donbasit (Donetsk dhe Luhansk) shënoi fillimin e një konflikti të vazhdueshëm. Ndërkohë, tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë u rritën, me sanksione dhe akuza të njëpasnjëshme për ndërhyrje në punët e brendshme të Ukrainës.

Burimi: Kallxo