Studimi: Shtohen vizitat në spitalet e shëndetit mendor për fëmijë

0%

Derisa ndryshimi i klimës po nxit valë më të shpeshtuara dhe intensive të të nxehtit. Hulumtimet e reja e lidhin rritjen e temperaturave me përkeqësimin e rezultateve të shëndetit mendor në mesin e fëmijëve dhe të rinjve, ka raportuar të enjten () Euronews , duke iu referuar të dhënave të një studimi të ri.

Studim i ri ka zbuluar se numri i pranimeve të fëmijëve dhe të rinjve në spitalet e shëndetit mendor po rritet gjatë periudhave të temperaturave të larta. Ndërsa temperaturat globale janë rritur me ritëm të përshpejtuar, ndikimi i tyre në shëndet pritet të intensifikohet rrjedhimisht, kanë paralajmëruar autorët.

Sipas studimit të Universitetit australian të Sidneit, vapa ekstreme rrit rrezikun e disa problemeve të shëndetit mendor, nga përdorimi i substancave dhe depresioni te ankthi, çrregullimi obsesiv-kompulsiv deri te çrregullimet e sjelljes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Moti më i nxehtë se normalja, i cili po shpeshtohet shkaku i ndryshimeve klimatike, tashmë po ndikon në shëndetin mendor të disa prej të rinjve tanë më të prekshëm”, ka theksuar autori kryesor, Wen-Qiang He. Një në shtatë 10-19-vjeçarë në mbarë botën përjeton çrregullim mendor, duke përbërë 15% të barrës globale të sëmundjeve në këtë grupmoshë, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo barrë parashikohet të përkeqësohet për shkak të ndryshimeve klimatike, paralajmëroi Wen-Qiang He, duke shtuar se shëndeti mendor po kthehet në konsideratë gjithnjë e më të rëndësishme kur vjen puna te përshtatja me klimën dhe planifikimin e shëndetit publik.

Deri në vitet 2090-2099, hospitalizimet të lidhura me nxehtësinë parashikohet të rriten ndërmjet 6.0% dhe 7.7% në një skenar me emetime të ulëta, a të moderuara të gazrave serrë dhe me 20.8% në skenarin eventuale me emetime të larta.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat nga të gjitha hospitalizimet të lidhur kryekëput me shëndetin mendor midis fëmijëve deri në 12 vjeç dhe adoleshentëve nga 13 deri në 17 vjeç në Uellsin e Ri Jugor – shteti më i populluar i Australisë – ndërmjet viteve 2001 e 2022. Ata kanë zbuluar se hospitalizimet u rritën gjatë ditëve më të nxehta, veçanërisht gjatë sezonit të ftohtë.

Ndërsa arsyeja për numrin më të lartë të vizitave të shëndetit mendor mbetet e paqartë, studiuesit kanë sugjeruar se ndryshimet e papritura të temperaturës mund të ndikojnë në reagimin ndaj stresit, gjumit dhe humorit. Si ndikon i nxehti në shëndetin mendor?

Studimi vëren se temperaturat e larta e bëjnë më të vështirë për trupin ta rregullojë temperaturën e brendshme, duke ndikuar funksionin e qelizave, inflamacionin, presionin e gjakut dhe ftohjen dhe furnizimin e trurit me oksigjen. Gjithashtu mund të shkaktojë stres mendor, ta dëmtojë gjumin dhe t’i kontribuojë nervozizmit, agresionit a dhunës.

Temperaturat e larta njashtu mund të kenë efekt të tërthortë në shëndet, duke ulur cilësinë e gjumit dhe ndërveprimin shoqëror. Me temperaturat që pritet të intensifikohen sherri i ndryshimeve klimatike, autorët e studimit bëjnë thirrje për strategji më të mira parandaluese dhe përshtatjeje të duhura politikash për fëmijët dhe të rinjtë me probleme të shëndetit mendor.

Këto përfshijnë sigurimin e qasjes në dhoma me ajër të kondicionuar në shkolla, qendra komunitare dhe shërbime rinore, përshtatjen e orareve shkollore për ta zvogëluar aktivitetin në natyrë gjatë kulmit të vapës dhe konkretisht përfshirjen e shëndetit mendor në paralajmërimet publike për të nxehtin. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo